Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) është një organizatë joqeveritare, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të medias, promovimi i gazetarisë së lirë, investiguese, të pavarur dhe profesionale. AGSH-ja është e hapur për çdo punonjës të medias, në cilido qytet të shqipërisë, të bashkohet në realizimin e qëllimit dhe objektivave të përbashkëta.
Kjo është një organizatë e themeluar nga 7 gazetarë, Isa Myzyraj, Esiona Konomi, Osman Stafa, Fjori Sinoruka, Juxhin Mustafaraj, Klesiana Omeri dhe Renaldo Salianji, ndërsa është mbështetur me këshilla edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias. Të përkushtuar për të ushtruar gazetari cilësore dhe të pavarur. Të sfiduar në mënyra të ndryshme e të vazhdueshme nga pengesa keqdashëse në ushtrimin e misionit tonë. Të motivuar për të përmirësuar cilësinë e mjedisit mediatik dhe kushtet për komunitetin e punjonjësve të medias në tërren. Të vetëdijshëm se edhe kolegë të tjerë kanë punuar apo punojnë në fushën e mbrotjes së të drejtave të gazetarëve. Por në mungesë të një aleance konkrete e të drejtpërdrejtë të reporterëve dhe punonjësve të medias në terren.
Pasqyrimi i plotë i aktiviteteve të plota, studimeve të kryera dhe publikimeve të Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH-AJA), pjesmarrje ose në bashkëpunimeve me organizata partnere