AGSH dënon sjelljen e kryebashkiakut të Kamzës, z. Suli

June 1, 2024by admin

Gazetarët s’janë legena z.kryebashkiak!Gazetari i emisionit investigativ “Piranjat”, Eraldo Harlicaj është përballur me sulm verbal dhe një gjuhë fyese gjatë ushtrimit të punës së tij nga kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Me një gjuhë aspak të denjë për një zyrtar publik, z.Suli i është përgjigjur me fyerje insistimit të kolegut Harlica për të marrë një përgjigje në funksion të investigimit të tij.

AGSH dënon sjelljen e këtij zyrtari publik dhe shpreh shqetësim për rritjen e precedentëve të sulmeve verbale dhe gjuhën fyese ndaj punonjësve të medias. AGSH do të jetë në krah dhe zëri i çdo gazetari apo punonjësi i medias, ndërkohë që bëjmë thirrje për respektimin nga çdo zyrtar publik të së drejtës së informimit. Ne i kërkojmë Kryetarit të Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli të kërkojë ndjesë publike për gjuhën e përdorur.

#AGSH #REAGOJMË #MBËSHTESIMKOLEGËT