Deklaratë për mbylljen e plotë të TikTok

December 22, 2024by Admin AGSH

Mbyllja e tërësishme e rrjeteve sociale për popullatën e gjerë është një masë ekstreme nga ana e qeverisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u njoh sot me vendimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të mbyllur tërësisht rrjetin social “TikTok”.

Që në krye të herës, AGSH dëshiron të theksojë se situata e gjuhës së urrejtjes, dhunës online dhe bullizmit nëpër rrjetet sociale është tepër shqetësuese në vendin tonë. Por rruga më e shkurtër, ajo e mbylljes totale të rrjeteve sociale, jo vetëm që nuk është zgjidhje, por na rreshton me regjime diktatoriale.

Mediat sociale sot janë mjete të lirisë së shprehjes, sidomos në vendet si i yni, ku hapësirat për lirinë e shprehjes janë mjaft të kufizuara.

Precedenti i mbylljes së një rrjeti social është i rrezikshëm dhe i pajustifikuar, që mund të çojë qeverinë në mbylljen e platformave të tjera të ngjashme.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut njeh kufizime, por e ka gjetur në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut mbylljen totale të platformave online.

Ndaj, AGSH i bën thirrje qeverisë, sa nuk është vonë, të rishikojë vendimin e saj për mbylljen totale të platformës.

Paraprakisht, ne jemi të vendosur që, nëse nuk ka një tërheqje nga ana e qeverisë, të vijojmë diskutimet me partnerët për ta sfiduar ligjërisht këtë vendim sapo ai të marrë formë ligjore.

English:

The complete shutdown of social networks for the general population is an extreme measure by the government.
The Albanian Journalists’ Association (AJA) has been informed today of the decision by Prime Minister Edi Rama’s government to entirely shut down the social network “TikTok.”

From the outset, AJA wishes to emphasize that the situation regarding hate speech, online violence, and bullying on social networks is highly concerning in our country. However, the shortest path, that of completely shutting down social networks, is not only not a solution but aligns us with dictatorial regimes.

Social media today serves as a tool for freedom of expression, especially in countries like ours, where spaces for free expression are significantly limited.

The precedent of shutting down a social network is dangerous and unjustified, as it may lead the government to close other similar platforms.

The European Court of Human Rights recognizes limitations but has found the total closure of online platforms to be a violation of the European Convention on Human Rights.

Therefore, AJA calls on the government, before it is too late, to reconsider its decision to completely shut down the platform.

Preliminarily, we are determined that, should the government not retract its decision, we will continue discussions with partners to legally challenge this decision as soon as it takes legal form.