Viti 2024 shënoi një vit sfidues për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri. Pavarësisht progresit formal në renditjen e Indeksit Botërër të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërës (AGSH) ka dokumentuar një klimë përkeqësimi, ku gazetarët janë vënë në shënjestër të sulmeve fizike, presioneve politike dhe censurës digjitale.
Dhuna dhe kërcënimet ndaj Gazetarëve
Gjatë vitit 2024, AGSH ka evidentuar mbi 30 raste të dhunës, intimidimit apo kërcënimeve ndaj punonjësve të medias:
- Sulme fizike: Rastet e gazetarëve Freard Rista, Lorena Resulaj dhe Ersid Karaj, të cilët u dhunuan fizikisht nga subjekte private ose zyrtarë publikë.
- Kërcënime me jetë: Rasti i gazetarit Pirro Nase, i cili u kërcënua pas publikimit të një shkrimi me karakter politik.
- Pengesa në raportim: Garda dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vazhduan të kufizojnë aksesin e gazetarëve në Kuvend.
- Gjuha fyese dhe denigruese: Nga zyrtarë të nivelit të lartë si Belinda Balluku , Ervin Hoxha, Mirela Kumbaro, Anila Denaj, Rakip Suli, Pandeli Majko, Sali Berisha dhe Flamur Noka, ndaj gazetarëve .
- Intimidim institucional: Kontrolli i telefonave nga Policia e Shtetit ndaj gazetarëve të RTSH-së, rasti i Odeta Gjevorit, Rudi Muçës dhe Armand Brahos, përfaqësojnë presione të drejtëpërdrejta ndaj profesionit.
Media publike
RTSH vijon të mbetet në epiqendrën e krizës së besueshmërisë dhe pavarësisë editoriale:
- Emërimi politik i Këshillit Drejtues dhe drejtuesve të RTSH.
- Largime dhe ulje në detyrë të gazetarëve pa justifikim ligjor.
- Garat e manipuluara dhe mungesa e transparencës në konkurset publike.
AGSH ka kërkuar vazhdimisht rivlerësim të proceseve dhe riformatim të institucionit sipas standardeve të BE-së.
Censura digjitale dhe TikTok
Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e rrjetit social TikTok u cilësua nga AGSH si një akt autoritar sepse:
- Cënon lirinë e shprehjes dhe komunikimit të lirë.
- Nënëron rolin e mediave alternative.
- Vendimi po sfidohet në Gjykatën Kushtetuese nga AGSH, BIRN, SvideV dhe Centre for Legal Empoëerment.
Treguesit sipas Indeksit Botërër të Lirisë së Shtypit (2025)
- Treguesi politik: Rënie nga vendi 110 në 119. Pikëzimi: nga 42.27 në 38.62.
- Treguesi ekonomik: Rënie nga 142 në 147. Pikëzimi: nga 34.64 në 31.69.
Kjo tregon se pavarësisht rritjes në klasifikim, krizat strukturore vazhdojnë të thellohen.
Sulmet ndaj mediave dhe organizatave të gazetarisë
- AGSH ka denoncuar sulmet ndaj CNA.al, MediaLook, Koha Jonë, Reporter.al dhe BIRN.
- Kërcënime dhe linçime ndaj organizatave si Scidev, KSHM dhe drejtuesve të tyre.
Liria e medias në Shqipëri është e kërcënuar nga:
-
Konfliktet e interesit mes politikës dhe biznesit, që dominojnë pronësinë mediatike në sektorë të rregulluar si ndërtimi;
-
Presioni politik, sidomos në periudha zgjedhore, ku gazetarët përballen me censurë, sulme personale dhe kufizim të aksesit në informacion;
-
Dhuna dhe frikësimi, që vijnë si nga politika ashtu edhe nga krimi i organizuar.
Gratë gazetare, të cilat përbëjnë shumicën e profesionit, përballen me ngacmime online dhe diskriminim gjinor, ndërsa vetëcensura dhe mungesa e sigurisë mbeten sfida të përditshme për të gjithë punonjësit e medias.
Reagime të veçanta ligjore dhe pozitive
- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Elton Qynos: mbrojtja e burimeve konfirmohet si e drejtë themelore.
- Udhëzimi i Prokurorisë së Përgjithshme për të trajtuar me prioritet rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve.
Rekomandime të AGSH për vitin 2025
- Reformim të sistemit të emërimeve në RTSH dhe AMA.
- Protokoll kombëtar për sigurinë e gazetarëve.
- Transmetuesi publik të shkëputet nga ndikimi politik.
- Rritje e hetimeve efektive ndaj dhunuesve të gazetarëve.
- Parandalim i fushatave online të urrejtjes dhe intimidimit.
- Krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm për mbrojtjen e gazetarëve, i modeluar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, si ajo e Holandës, ku në një strukturë të përbashkët marrin pjesë Policia, Prokuroria dhe Shoqatat e Gazetarëve. Ky mekanizëm duhet të garantojë:
- Trajtimin me prioritet të çdo rasti të kërcënimit, dhunës apo intimidimit, përfshirë edhe cenimin e sigurisë digjitale të gazetarëve;
- Reagim të menjëhershëm institucional, me koordinim mes organeve të sigurisë dhe shoqërisë civile;
Viti 2024 konfirmoi qartazi se Shqipëria mbetet një vend ku gazetarët e pavarur janë të pambrojtur dhe liria e medias është në rrezik të vazhdueshëm. AGSH riafirmon angazhimin e saj për të qenë zër i gazetarisë së lirë dhe gardian i sigurisë së gazetarëve.
Ne nuk festojmë me 3 Maj, por ngrisim zërave kundër padrejtësisë, dhunës dhe presionit në media.