AGSH-AJA
Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) është një organizatë joqeveritare, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të medias, promovimi i gazetarisë së lirë, investiguese, të pavarur dhe profesionale. AGSH-ja është e hapur për çdo punonjës të medias, në cilido qytet të shqipërisë, të bashkohet në realizimin e qëllimit dhe objektivave të përbashkëta. Për të arritur qëllimin e saj, AGSH-ja angazhohet në:

Miratimin e kodit
profesional

Miratimin e kodit profesional të sjelljes (kodit të etikës) me qëllim të ngritjes së vetëdijes së anëtarësisë për etikën profesionale

Të ngrejë, zhvillojë
dhe të mirëmbajë

Të ngrejë, zhvillojë dhe të mirëmbajë forma të bashkëpunimit me organizata të ngjashme jashtë vendit

Promovimin e të
drejtave

AGSH-ja anagazhohet në promovimin e të drejtave sociale dhe profesionale të gazetarëve

Promovimin e
solidaritetit

Promovimin e solidaritetit në mesin e anëtarëve, si dhe përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medias pranë autoriteteve përgjegjëse

Të prodhojë
materiale audiovizive

Të prodhojë materiale audiovizive dhe të mbajë aktivitete promovuese për të drejtat e profesionistëve të medias

Rritjen e kapaciteteve
profesionale

Të punojë për rritjen e kapaciteteve profesionale të gazetarëve dhe krijimin e një ambienti bashkëpunues

Ne duam të jemi zëri dhe
fuqia e njëri-tjetrit

Kjo është një organizatë e themeluar nga 7 gazetarë, Isa Myzyraj, Esiona Konomi, Osman Stafa, Fjori Sinoruka, Juxhin Mustafaraj, Klesiana Omeri dhe Renaldo Salianji, ndësa është mbështetur me këshilla edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.Të përkushtuar për të ushtruar gazetari cilësore dhe të pavarur.

Të sfiduar në mënyra të ndryshme e të vazhdueshme nga pengesa keqdashëse në ushtrimin e misionit tonë. Të motivuar për të përmirësuar cilësinë e mjedisit mediatik dhe kushtet për komunitetin e punjonjësve të medias në tërren. Të vetëdijshëm se edhe kolegë të tjerë kanë punuar apo punojnë në fushën e mbrotjes së të drejtave të gazetarëve. Por në mungesë të një aleance konkrete e të drejtpërdrejtë të reporterëve dhe punonjësve të medias në terren.

Anëtarësohu në AGSH

Ne ju shtrijmë dorën e bashkëpunimit të gjithë punonjësve të medias anembanë vendit dhe i ftojmë të bashkohemi për të bërë fuqinë