Deklaratë e AGSH – 10.10.2024

October 10, 2024by Admin AGSH

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sjelljen diskriminuese që institucionet shqiptare po aplikojnë sot ndaj gazetarëve që po mbulojnë vizitën e presidentit turk në Tiranë.

Si Presidenca, ashtu edhe Kryeministria nuk lejojnë kamerat e medias shqiptare brenda në event, por ky rregull nuk vlen për mediat e huaja të cilat kanë akses të plotë.

AGSH e konsideron të papranueshme përjashtimin e medias vendase, jo vetëm sot, por edhe në vazhdimësi.

Kjo praktikë është kundër parimeve të transprencës, aksesit të barabartë dhe lirisë së medias.

Materialet e gatshme të montuara e të servirura në mënyrë të njëanshme nuk ofrojnë panoramë të plotë të ngjarjes dhe minojnë raportimin shumëkëndësh dhe divers.

AGSH ju bën thirrje institucioneve të heqin dorë nga praktika të tilla përjashtuese me efekte negative në pluralizmin mediatik.