Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e datës 16 dhjetor 2025, ora 10:00, për zhvillimin e seancës plenare publike lidhur me kërkesën e paraqitur nga AGSH dhe Balkan Investigative Reporting Network – Albania (BIRN).
Edhe pse me një datë shumë të vonuar, duke pasur parasysh se kërkesa është çuar prej muajit mars, ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.
Kjo kërkesë i drejtohet Gjykatës për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave, që ndalon përkohësisht funksionimin e platformës “TikTok” në Shqipëri një vendim i cili, sipas nesh, cenon drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
AGSH vlerëson se kjo seancë përbën një moment të rëndësishëm për demokracinë kushtetuese, pasi për herë të parë Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë një rast që lidhet me lirinë digjitale dhe qasjen në platformat sociale, duke vendosur një precedent me ndikim të gjerë për të ardhmen e lirisë së shprehjes në hapësirën online.
Ne inkurajojmë trupën gjykuese të trajtojë këtë çështje me paanshmëri dhe në përputhje me standardet më të larta të të drejtave themelore të njeriut, duke mbrojtur të drejtën e çdo qytetari për të komunikuar, informuar dhe shprehur lirshëm në rrjet.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur qartë në disa raste të ngjashme në vendet europiane, ndaj ne nuk presim asgjë më pak sesa deklarimin si antikushtetues të bllokimit të një platforme të mediave sociale!
English
The Association of Journalists of Albania (AGSH) welcomes the decision of the Constitutional Court to set December 16, 2025, at 10:00 a.m. as the date for the public plenary session regarding the request submitted by AGSH and the Balkan Investigative Reporting Network – Albania (BIRN).
Although the date comes rather late — considering that the request was filed back in March — this marks an important moment for democracy and freedom of expression in Albania.
This request asks the Court to annul as unconstitutional the Decision no. 151, dated March 6, 2025, of the Council of Ministers, which temporarily bans the operation of the “TikTok” platform in Albania — a decision that, in our view, directly violates the freedom of expression and the right to information, both guaranteed by the Constitution of the Republic of Albania and the European Convention on Human Rights.
AGSH considers this hearing a milestone for constitutional democracy, as for the first time, the Constitutional Court will examine a case related to digital freedom and access to social media platforms, setting a broad precedent for the future of freedom of expression in the online space.
We encourage the Court to handle this case with impartiality and in full compliance with the highest standards of fundamental human rights, by protecting every citizen’s right to communicate, be informed, and express themselves freely online.
The European Court of Human Rights has already made clear rulings in several similar cases across Europe, and therefore, we expect nothing less than a declaration of unconstitutionality regarding the blocking of a social media platform.

