Ditën e nesërme, më 5 shkurt 2026, në orën 10:00, ishte planifikuar të zhvillohej seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokimin e platformës TikTok në Shqipëri.
Më 3 shkurt, Këshilli i Ministrave njoftoi vendimin për heqjen e masave për ndalimin e TikTok, duke pretenduar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm që bllokonte këtë rrjet social. Megjithatë, ky vendim nuk është publikuar ende në Fletoren Zyrtare dhe, për rrjedhojë, nuk ka hyrë në fuqi, çka do të thotë se efektet juridike të ndalimit mbeten ende aktive.
Pavarësisht kësaj, po më 3 shkurt, Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pushimin e çështjes, me argumentin se ajo ka mbetur “pa objekt”.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e tij serioz lidhur me këto veprime, të cilat krijojnë dyshime të forta për manovra procedurale me qëllim shmangien e përballjes në Gjykatën Kushtetuese dhe, si pasojë, edhe shmangien e përgjegjësisë institucionale për një vendimmarrje që ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për lirinë e shprehjes dhe informimit.
Perfaqesues te AGSH do te jene me daten 5 shkurt ne oren 10:00 prane Gjykates Kushteteuse per te ndjekur situaten!


