Bordi Drejtues është organi përgjegjës për kontrollimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të organizatës. Bordi vepron në përputhje me qëllimet e AGSH-së. Përbëhet nga shtatë anëtarë, duke përfshirë këtu dhe Kryetarin e AGSH-së, të cilët kanë mandat tre vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje deri në dy herë.
Isa Myzyraj është gazetar në Shqipëri, aktualisht punon për televizionin Ora News ku mbulon gështjet e politikës. Më herët ai ka mbuluar redaksinë e rretheve. Myzyraj ka punuar në një sërë projektesh vendase dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e Gazetarëve dhe Lirinë e Medias, por edhe të Drejtat e Njeriut.
Esiona Konomi është reportere e çështjeve politike në Shqipëri për më shumë se një dekadë. Ajo ka studiuar për Gazetari, Komunikim dhe ka një master në Marrëdhënie Publike nga Universiteti i Tiranës. Ajo është autore e dhjetra hulumtimeve gazetareske dhe njëherësh është e angazhuar në iniciativa që forcojnë transprencën e institucioneve dhe llogaridhënien e zyrtarëve. Esiona ka themeluar nismën “Dalloje rrenën”, e cila synon luftimin e dezinformimit në Shqipëri. Ajo ka punuar për televizione të ndryshme, si Report Tv, ABC News, etj
Osman Stafa prej 10 vitesh është gazetar i çështjeve politike, sociale dhe investigative në Shqipëri. Karriera e tij nisi në Vizion Plus, për të vazhduar më pas në TV Klan, e prej vitit 2019 është i angazhuar në televizionin informativ News24. Ai ka studiuar Shkenca Komunikimi në Universitetin “Beder” ku ka edhe një Master në “Gazetari”. Gjithashtu ka përfunduar studimet 1-vjeçare në “Akademinë e Studimeve Politike”, e cila mbështetet nga Këshilli i Europës. Stafa është vlerësuar me çmimin prestigjoz të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative 2023 (Vendi i dytë). Po ashtu është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë si “Reporter i vitit 2023”. I përzgjedhur si një ndër personazhet e vitit 2022 nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, Osman Stafa është i angazhuar në mjaft nisma me karakter social, të
cilat kanë në fokus fëmijët, të moshuarit, njerëzit me probleme të forta sociale etj. Stafa ka qënë pjese e trajnimeve të ndryshme të zhvilluara brënda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat kanë pasur në fokus lirinë e medias, gazetarinë e pavarur dhe luftën ndaj dezinformimit
Klesjana Omeri, reportere e politikës prej më shumë se 6 vitesh. Aktualisht punon pranë medias informative Klan News. Pjesmarrëse në disa programe trajnimi në SHBA dhe jo vetëm, me në fokus luftën ndaj dezinformimit dhe rritjen e transparencës. E angazhuar në çdo iniciativë që synon të rrisë cilësinë e punës së gazetarëve. Klesjana është gjithashtu bashkëthemeluese e nismës “Lajmëtarja” që ka në fokus mbrojtjen e grave dhe vajzave në gazetari.
Renaldo Salianji është prej më shumë se 7 vitesh reporter dhe moderator në disa televizione shqiptare. Ai ka përfunduar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” në Universitetin e Tiranës dhe në fund të studimeve ka marrë vlerësimin si “Student i Shkëlqyer” nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Po ashtu ka edhe një master në “Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing” në Universitetin Beder. Angazhimi i tij në media ka nisur që në vitet e fakultetit, fillimisht në Televizionin Klan Plus, e më pas në Euronews Albania si reporter i politikës, moderator i disa emisioneve, spiker i lajmeve dhe kryeredaktor i disa formateve televizve. Aktualisht është reporter dhe spiker i lajmeve në televizionin News24. Ka marrë pjesë në shumë trajnime për gazetarinë investigative dhe mediat e reja dhe është specializuar në raportimin multimedial “MoJo” nga trajnuesit më të mirë të Euronews në këtë fushë. Është aktivist dhe pjesëmarrës aktiv në nisma dhe organizime që synojnë të përmirësojnë cilësinë e medias dhe kushtet e punës së gazetarëve.
Fjori Sinoruka iu bashkua Balkan Insight (BIRN) në shkurt 2021 si korrespondente në Shqipëri. Ajo punon në Tiranë dhe është përgjegjëse për lajmet e përditshme, si dhe historitë dhe analizat e thelluara. Më parë, ajo ka punuar për një media lokale në Shqipëri, e fokusuar në hetime dhe të drejtat e njeriut. Ajo ishte pjesë e Bursës Resonant Voice në 2020 nga BIRN. Fjori ka studiuar gazetari në Universitetin e Tiranës.
Juxhin Mustafaraj është gazetar i çështjeve politike në Shqipëri, aktualisht kryeredaktor i emisionit “Top Story me Grida Duma në Top Channel”. Ushtron profesionin e gazetarit prej vitit 2014, duke punuar në disa prej mediave më prestigjoze në vend si gazeta “Panorama”, “Abc News” dhe “Top Channel”. Ai ka studiuar për Gazetari, Komunikim dhe ka një master për Marketing Mediatik nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer disa trajnime me organizata ndërkombëtare në fushën e komunikimit dhe medias. Është angazhuar në rol aktivë në inisiativa apo nisma kur kolegë të tij janë cënuar gjatë punës së tyre si gazetarë. Përmes pozicionit të tij si kryeredaktor i një prej emisioneve më të rëndësishme në vend është kujdesur për ti dhënë sa më shumë hapësirë televizive reporterëve dhe gazetarëve të rinj që kanë reputacion dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e profesionit të tyre.
14.1 Bordi Drejtues është organi përgjegjës për kontrollimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të organizatës. Bordi vepron në përputhje me qëllimet e AGSH-së.
14.2 Bordi Drejtues përbëhet nga shtatë anëtarë, duke përfshirë këtu dhe Kryetarin e AGSH-së, të cilët kanë mandat tre vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje deri në dy herë.
14.3 Anëtarët e Bordit zgjidhen nga një listë e përbërë prej të paktën 10 kandidatësh.
14.4 Kushdo anëtar që ka të paktën 5 vite përvojë pune në gazetari aktive dhe që dëshiron të jetë Kryetar apo anëtar i Bordit, duhet të dërgojë në adresat zyrtare të AGSH-së kandidaturën e tij jo më vonë se 10 ditë përpara datës së mbajtjes së Asamblesë.
14.5 Mënyra e votimit për anëtarët e Bordit është preferenciale, ku secili prej anëtarëve të Asamblesë mund të votojë 1 anëtar nga lista e kandidatëve. Gjashtë kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave zgjidhen anëtarë të Bordit. Në rast se mandati i njërit prej të zgjedhurve përfundon para kohe përmes dorëheqjes, shkarkimit, apo anëtari vdes, atëhere mandati i kalon personit të shtatë më të votuar nga lista e kandidatëve.
14.6 Kryetari i AGSH-së zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Asambleja, nga një listë prej të paktën 2 kandidatësh. Zgjidhet kryetar kandidati që merr shumicën e votave.
14.6 Mandati i Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit fillon në ditën e mbledhjes së parë të Bordit, të dalë nga ato zgjedhje.
14.7 Përpos kompetencave të njohura dhe të caktuara me ligj, dhe pa cënuar kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme, Bordi ushtron dhe këto kompetenca:
14.8 Bordi Drejtues ushtron dhe çdo kompetencë tjetër, të përcaktuar në aktet e brendshme të AGSH-së.