Secili anëtar i AGSH-së mund të jetë i zgjedhur në organet drejtuese të saj, me përjashtim të anëtarëve, të cilët janë pronarë mediesh, bashkëpronarë apo aksionerë mediesh, drejtorë ekzekutivë, drejtorë të përgjithshëm apo zëvendës drejtorë të përgjithshëm. Mandati i anëtarit të Bordit apo Kryetarit të Bordit përfundon në mënyrë të menjëhershme kur ai emërohet apo fiton cilësitë e përmendura në pikat e mësipërme të Statutit të Themeelimit.